Shpërthim në kryeqytetin e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34327-shpërthim_në_kryeqytetin_e_irakut
Si pasojë e shpërthimit të një bombe në një treg në rajonin Al Taxhi, në veri të Bagdadit, të paktën dy civilë irakianë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 07, 2016 16:19 Europe/Tirane
  • Shpërthim në kryeqytetin e Irakut

Si pasojë e shpërthimit të një bombe në një treg në rajonin Al Taxhi, në veri të Bagdadit, të paktën dy civilë irakianë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Burime spitalore irakiane bëjnë të ditur se gjendja e të plagosurve është tepër e rëndë. Sipas zyrës së OKB në Bagdad, kryeqyteti i Irakut me 268 të vrarë e 807 të plagosur, ka numrin më të madh të viktimave të sulmeve terroriste. Nga ana tjetër, mësohet se është neutralizuar një autobombë e terroristëve që synonin të kryenin një sulm në qytetin Samera, në provincën Salahudin në veri të Irakut. Në sulmet e djeshme terroriste në Samera, 29 persona nga të cilët 8 pelegrinë iranianë u martirizuan dhe mbi 100 të tjerë u plagosën.