Mishel Aun kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me Sirinë
Nëntor 07, 2016 16:19 Europe/Tirane
Presidenti i ri i Libanit kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Libanit dhe Sirisë.
Mishel Aun, president i ri i Libanit, në takimin e zhvilluar sot në Bejrut me ministrin sirian për çështjet presidenciale Mansur Ezan, theksoi se Libani dëshiron zgjerimin e bashkëpunimit me Sirinë e në veçanti në luftën kundër terrorizmit. Nga ana e tij Mansur Ezan duke uruar z. Aun për zgjedhjen në postin e presidentit të Libanit, theksoi se interesat e përbashkëta, siguria dhe stabiliteti do të jenë boshti kryesor i marrëdhënieve Damask Bejrut.
Tags