Forcat irakiane vazhdojnë avancimet në jug të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34369-forcat_irakiane_vazhdojnë_avancimet_në_jug_të_mosulit
Forcat irakiane në frontin juglindor të Mosulit kanë vazhduar avancimet e tyre dhe kanë çliruar 94 fshatra duke arritur kështu në 4 km larg Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 08, 2016 03:58 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane vazhdojnë avancimet në jug të Mosulit

Forcat irakiane në frontin juglindor të Mosulit kanë vazhduar avancimet e tyre dhe kanë çliruar 94 fshatra duke arritur kështu në 4 km larg Mosulit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat irakiane nga pjesa veriore e rajonit Hama Alil në jug të Mosulit, kanë vazhduar avancimin e tyre dhe kanë çliruar tërësisht fshatin Kabr Al-Abd nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Me çlirimin e këtij fshati, forcat irakiane kanë arritur 5 km larg aeroportit të Mosulit dhe 4 km larg linjës së kontaktit me terroristët e ISIS në kufijtë administrativ të këtij qyteti. Terroristët e ISIS pasi kanë humbur shtatë rajone të rëndësishme në lindje të Mosulit, po përdorin në masë të madhe autobombat dhe bombat artizanale për të penguar avancimin e forcave irakiane.