Hashd Shaebi fitues i festivalit të artit dhe medias në Gjermani
Çmimi i festivalit të artit dhe medias në Egjipt i është dhënë forcës vullnetare të Irakut të quajtur Hashd Shaebi.
Në vlerësimin përfundimtar të jurisë së këtij festivali, çmimin e ka marrë filmi dokumentar Hashd Shaebi kushtuar forcave vullnetare të Irakut dhe rolit të tyre në luftën kundër terrorizmit në Irak. Filmi është quajtur Ishulli Khaledie dhe ai ka arritur të marrë çmimin e novacionit në festivalin ndërkombëtar të artit dhe medias në Kajro të Egjiptit. Filmi në fjalë është përqendruar në mënyrën e krijimit të forcës vullnetare të Irakut. Përveç kësaj është trajtuar edhe tema e vendeve që ndihmojnë grupin terrorist ISIS dhe të atyre që lejojnë futjen e terroristëve në Irak. Fitorja e filmit dokumentar Hashd Shaebi në festivalin e artit dhe medias në Egjipt, ka ngjallur reagimin e Arabia Saudite e cila kohët e fundit është duke u përballur me një situatë të tensionuar në marrëdhëniet e saj me Egjiptin. Egjiptianët janë të shqetësuar nga rritja e ekstremizmit të nxitur nga Arabia Saudite në rajon dhe nuk pranojnë qëndrimet e Riadit kundrejt Sirisë. Arabia Saudite për të ushtruar presione ndaj Egjiptit ka ndërprerë shitjen e produkteve të naftës për këtë vend. Nga ana tjetër Kajro për të rikuperuar mungesën e këtyre produkteve po mundohet të gjejë një burim të ri.