Izraeli kundërshton planin e kompromisit të propozuar nga Franca
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34384-izraeli_kundërshton_planin_e_kompromisit_të_propozuar_nga_franca
Regjimit sionist zyrtarisht ka kundërshtuar planin e kompromisit të propozuar nga Franca.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 08, 2016 04:28 Europe/Tirane
  • Izraeli kundërshton planin e kompromisit të propozuar nga Franca

Regjimit sionist zyrtarisht ka kundërshtuar planin e kompromisit të propozuar nga Franca.

Kryeministri i regjimit të hënën u shpreh kundër planit për kompromis të Parsit për zgjidhjen e çështjes palestineze dhe me anë të një letre dërguar Pier Vimont të dërguarit të Francës në Lindjen e Mesme, zyrtarisht ka shpallur qëndrimin e tij. Vimont ditën e dielë shkoi për një vizitë në Izrael dhe përpara vizitës së tij në Ramallah dhe takimit me Mahmud Abas kreun e AAP, mbajti takime me autoritetet e regjimit sionist. Në këto takime Vimont shprehu qëndrimet e Parisit lidhur me organizmin e konferencës ndërkombëtare të kompromisit mes palestinezëve dhe regjimit sionist. Autoritetet e regjimit sionist kanë deklaruar se organizimi i kësaj konference dëmton procesin e paqes, pasi kjo konferencë bëhet shkak që Mahmud Abas dhe AAP të mos futen në bisedime pa parakushte. Negociatat e paqes mes palestinezëve dhe regjimit sionist janë ndërprerë në prill të 2014-ës menjëherë pasi regjimi sionist nuk pranoi të ndërpresë procesin e ndërtimit të kolonive çifute dhe nuk pranojë të lirojë të burgosurit palestinezë. Plani i propozuar nga Franca për zgjidhjen me kompromis të çështjes mes Palestinës dhe Izraelit, është mirëpritur vetëm nga Mahmud Abas kreu i AAP pasi grupet e tjera palestineze nuk kanë pranuar këtë plan i cili shkel parimet e palestinezëve për kthimin e personave të evakuuar.