Shkatërrohen disa bastione të terroristëve në veri të Irakut
Komanda e forcave ajrore të ushtrisë irakiane njoftoi shkatërrimin e disa bastioneve dhe vrasjen e shumë terroristëve në qytetin Mosul në veri të Irakut.
Hamed Maleki, në një intervistë dhënë televizionit Al-Irakia ka thënë se avionët luftarakë të Irakut kanë bombarduar të paktën 640 pika të terroristëve të ISIS. Vetëm në rajonin Buizie, avionët luftarakë të Irakut kanë vrarë të paktën 33 terroristë dhe kanë shkatërruar një depo të madhe armatimesh të terroristëve të ISIS në lindje të qytetit Mosul. Gjithashtu mësohet se në dy bombardime të kryera në fshatrat Tainie dhe Adaje në jugperëndim të Mosulit 58 terroristë janë vrarë. Avionët luftarakë të Iraku kanë shkatërruar një depo me armatime të ISIS në lindje të qytetit duke vrarë të paktën 12 terroristë. Bombardime kundër ISIS ka pasur edhe në provincën Anbar në perëndim të Irakut. Këtyre sulme të avionëve luftarakë të Irakut, terroristët e ISIS u janë përgjigjur duke vendosur autobomba në qytetin Mosul. Nga shpërthimi i këtyre autobombave 35 civilë janë vrarë dhe plagosur.