Zbulohen dy varreza masive në veri të Irakut
Njëkohësisht me sukseset e ushtrisë irakiane në qytetin Mosul, burime irakiane njoftojnë për zbulimin e dy varreve masive në veri të këtij vendi.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, forcat irakiane të mërkurën kanë zbuluar dy varreza masive në qytetin Sharkat në provincën Salaudin, ku ishin varrosur trupat e 23 civilëve irakianë nga terroristët e ISIS. Kohët e fundit forcat irakiane zbuluan një varr masiv në jug të Mosulit, ku ishin varrosur trupat e 100 personave. Zëdhënësja e Komisariatit të lartë të OKB për të drejtat e njeriut Ravina Shamdesani, ka thënë se terroristët ISIS kanë vrarë 295 ish ushtarë të Irakut në afërsi të qytetit Mosul. Ajo ka shtuar se grupi terrorist ISIS rreth 1500 familje i ka marrë me vete nga qyteti Hemam Al Alii (në periferi të Mosulit), për t'i përdorur ata si mburoja njerëzore apo për t'i vrarë.