Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34543-vazhdojnë_sulmet_e_arabisë_saudite_kundër_jemenit
Avionët bombardues të Arabisë saudite kanë sulmuar dy rajone të banuara nga civilë në Sana kryeqytetin e Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 09, 2016 14:18 Europe/Tirane

Avionët bombardues të Arabisë saudite kanë sulmuar dy rajone të banuara nga civilë në Sana kryeqytetin e Jemenit.

Bombardime ka patur edhe në provincën Saade ku për pasojë është plagosur një civil jemenas. Sauditët kanë sulmuar edhe qytetin Taiz në jug të Jemenit ku me avionët spiunë dhe luftarakë kanë ngjallur tmerr dhe frikë për banorë e këtij qyteti. Ndërkohë forcat popullore të Jemenit në kundërpërgjigje të sulmeve të sauditëve, kanë sulmuar bazën ushtarake Mahrug në jug të Arabisë Saudite. Në provincën Asir gjithashtu ushtria e Jemenit ka çliruar një bazë që mbahej e kontrolluar nga mercenarët sauditë.