Fillojnë operacionet për çlirimin e qytetit historik Namrud në Irak
Komandanti i operacioneve për çlirimin e Mosulit, ka njoftuar se ka filluar operacioni për çlirimin e qytetit historik Namrud.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Abdulamir Rashid Jarellah, komandant i operacioneve për çlirimin e Mosulit, ka njoftuar se forcat irakiane sot kanë filluar operacionin për çlirimin e qytetit historik Namrud, 30 km në juglindje të Mosulit. Qyteti historik Namrud pas pushtimit nga grupi terroirst ISIS, për dy vite me radhë ka përjetuar tmerr dhe masakra. Po ashtu, sot grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar me vrasje 30 civilë irakianë në qytetin Mosul. Grupi terrorist ISIS këta persona i ka ekzekutuar me vrasje me akuzë të bashkëpunimit me forcat irakiane. Kjo është në kohën kur raportet më të fundit informative rreth operacioneve për çlirimin e Mosulit në veri të Irakut, kanë bërë të ditur zhvillimin e luftimeve të ashpra mes forcave qeveritare dhe grupeve takfiriste në perëndim dhe në jug të Mosulit. Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë mbi 60 terroristë.