Përgënjeshtrohet lajmi për shkeljen e të drejtave të civilëve në Irak
OKB përgënjeshtroi cdo shkelje të të drejtave të civilëve nga forcat irakiane gjatë operacionit për çlirimin e Mosulit.
Sic njofton kanali Tv Al Mejadin, Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Komitetit të OKB për të drejtat e njeriut, deklaroi të premten se gjatë operacionit për çlirimin e Mosulit, forcat irakiane kanë respektuar të gjitha normat e mbrojtjes së civilëve dhe OKB përgënjeshtron cdo lajm mbi shkeljen e të drejtave të civilëve nga forcat ushtarake irakiane. Nga ana tjetër, zëdhënësja e OKB-së Ravina Shamdasani ka thënëse pjesëtarët e ISIS-it këtë javë kanë vrarë një numër të madh civilësh në Mosul ndërsa është përmendur edhe prania e amoniakut dhe squfurit në vendet ku jetojnë civilët për të cilat dyshohet se janë përdorur si armë kimike nga terroristët. Sipas OKB-së janë bërë edhe ekzekutimet publike për “tradhti dhe bashkëpunim” me forcat e mbrojtjes irakiane, për shkelje të ndalimit të përdorimit të telefonave celular apo dezertim. Raportohet se edhe rreth Mosulit janë vendosur pjesëtarë të ISIS-it, sigurisht adoleshentë dhe të rinj që janë të gatshëm për sulme kamikazë.