Hyrja e ushtarëve sauditë në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34897-hyrja_e_ushtarëve_sauditë_në_bahrejn
Lëvizja islamike " Al Vafae". Ka njoftuar për hyrjen e trupave të reja saudite në Bahrejn, me qëllim ushtrimin e presionit kundër popullit bahrejnas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 12, 2016 12:02 Europe/Tirane
  • Hyrja e ushtarëve sauditë në Bahrejn

Lëvizja islamike " Al Vafae". Ka njoftuar për hyrjen e trupave të reja saudite në Bahrejn, me qëllim ushtrimin e presionit kundër popullit bahrejnas.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar agjencinë e lajmeve Manama Post, Shejh Sejed Morteza Al Sanadi, zyrtar i lartë i lëvizjes " Al Vafae", ka bërë të ditur se të shtunën një grup i ushtarëve sauditë me qëllim ushtrimin e presionit dhe ndaljen e revolucionit në Bahrejn, kanë hyrë në këtë vend. AL Sanadi ka theksuar se në Bahrejn po shkelën në forma të ndryshme të drejtat e njeriut dhe protestuesit paqësor vazhdojnë të burgosen nga regjimi i këtij vendi. Ai po ashtu shtoi se shumica e aktivistëve politikë po mbahen në mënyrë të padrejtë nëpër burgjet e regjimit Al Khalifa.