Forcat irakiane vazhdojnë avancimin në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34966-forcat_irakiane_vazhdojnë_avancimin_në_mosul
Forcat irakiane gjatë operacioneve të tyre në lindje të Mosulit kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2016 03:18 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane vazhdojnë avancimin në Mosul

Forcat irakiane gjatë operacioneve të tyre në lindje të Mosulit kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Resul Abdullah, zëdhënësi i operacioneve të përbashkëta të ushtrisë së Irakut, ka deklaruar se në operacionet e ditës së shtunë të forcave irakiane në fronin luftarak në lindje të Mosulit, janë vrarë 30 terroristë të grupit ISIS dhe është çliruar plotësisht rajoni Salam. Forcat aktualisht po vazhdojnë operacionet për çlirimin e rajoneve lindore të Mosulit, qendër e provincën Ninva në veri të Irakut. Vlen të theksohet se operacionet për çlirimin e Mosulit kanë filluar me 17 tetor nga gjashtë fronte dhe forcat irakiane aktualisht ndodhen në zonat periferike të qytetit Mosul dhe në disa zona kanë depërtuar edhe brenda në qytet.