Ultimatumi i ushtrisë siriane për terroristët në Alepo
Ushtria siriane i ka thënë një ultimatum terroristëve në Alepo për daljen nga ky qytet brenda 24 orëve.
Sipas IRIB, ushtria siriane i ka dhënë ultimatum grupeve terroriste në Alepo që brenda 24 orëve ta lishojnë këtë qytet. Forcat e ushtrisë siriane kanë njoftuar se terroristët kanë afat 24 orë të dorëzojnë armët dhe të dalin pa asnjë problem nga qyteti Alepo. Mësohet se kohët e fundit, Njësitet e ushtrisë së Sirisë kanë asgjësuar sulmet e gjera të terroristëve të Frontit Nusra në jug dhe në perëndim të Alepo dhe në Fakultetin e Forcave Ajrore në lindje të Alepos. njësitet e forcave ushtarake të Sirisë kanë asgjësuar sulmin e terroristëve në këto rajone dhe kanë vrarë një numër të konsiderueshëm të terroristëve dhe kanë shkatërruar disa automjete dhe pajisje luftarake të tyre. Ndërkohë avionët e forcave siriane kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në rajonet Mansura dhe Abu Shalim në perëndim të Alepos dhe kanë vrarë me dhjetëra terroristë.