Ushtria siriane sulmon pozicionet e terroristëve
Në sulmin e avionëve të ushtrisë siriane ndaj pozicioneve të terroristëve takfiristë në jugperëndim të Damaskut, janë vrarë dhjetëra terroristë.
Edhe në operacionin e forcave siriane në rajonin Al Bavize në veri të provincës Hama, janë vrarë dhjetëra terroristë dhe pesë të tjerë janë arrestuar nga forcat siriane. Njësitë e ushtrisë siriane kanë shkatërruar disa autobomba të terroristëve në pjesën perëndimore të Alepos, ndërsa luftime të ashpra janë zhvilluar mes forcave siriane dhe terroristëve në rrethinat e rajonit Khan Al Shejkh, në periferi të Damaskut, ku janë vrarë 26 eksponentët të rëndësishëm të terroristëve. Dhjetëra terroristë të Frontit Al Nusra dhe të Ehrahrul Sham janë vrarë në luftime me forcat siriane në lindje të qytetit Homs.