Forcat irakiane çlirojnë rajonin historik Nimrud
Nëntor 13, 2016 16:38 Europe/Tirane
Forcat irakiane kanë çliruar sot qytetin historik Nimrud në jug të Mosulit.
Abdulamir Jarullah, komandant i ushtrisë irakiane, theksoi se qyteti Nimrud, i cili për dy vjet u pushtua nga grupi terrorist ISIS, u çlirua nga forcat irakiane të cilat u shkaktuan humbje të shumta njerëzore e materiale terroristëve të ISIS. Ndërkohë, Abdulvehab Al Sa’adi, komandant operativ i forcave anti-terror të Irakut, njoftoi se këto forca janë afruar tre km në brigjet lindore të lumit Dixhla, në Mosul. Ai shtoi se forcat irakiane anti-terror gjatë pesë ditëve të kaluara kanë shkatërruar mbi 100 autobomba të ISIS dhe kanë vrarë 77 terroristë.
Tags