Qeveria sioniste miraton planin për ndalimin e transmetimit të ezanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35095-qeveria_sioniste_miraton_planin_për_ndalimin_e_transmetimit_të_ezanit
Qeveria e regjimit sionist ka miratuar ligjin për ndalimin e transmetimit të ezanit nga xhamitë e myslimanëve të Palestinën e pushtuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2016 03:20 Europe/Tirane
  • Qeveria sioniste miraton planin për ndalimin e transmetimit të ezanit

Qeveria e regjimit sionist ka miratuar ligjin për ndalimin e transmetimit të ezanit nga xhamitë e myslimanëve të Palestinën e pushtuar.

Qeveria e regjimit sionist ka miratuar ligjin për ndalimin e transmetimit të ezanit nga xhamitë e myslimanëve në Palestinën e pushtuar. Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se mediet sioniste kanë bërë të ditur se komitet juridik ndërministror për çështje të ligjeve të regjimit sionist të dielën ka dhënë pëlqimin për miratimin e ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit nga xhamitë. Ky ligj nuk lejon përdorimin e altoparlantëve në xhami për transmetimin e ezanit. Regjimi sionist pretendon se transmetimi i ezanit shqetëson të tjerët dhe për këtë arsye duhet të ndalohet transmetimi i ezanit me altoparlantë. Kjo është në kohën kur Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, para kësaj ka thënë: "Izraeli është një shtet që respekton lirinë e shprehjes". Ndërkohë forcat e regjimit sionist kanë ndaluar besimtarët myslimanë në rajonin Abu Dejs që të shkojnë në xhaminë Salahu-Din për të falur namazin e mëngjesit. Kabineti qeveritar i regjimit sionist gjithashtu ka shpallur të ligjshme shtëpitë e ndërtuara në tokat e palestinezëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Këto shtëpi janë ndërtuar nga kolonët sionist të cilët në mënyrë të paligjshme kanë uzurpuar tokat e palestinezëve. Në shumë raste këto shtëpi janë shndërruar në koloni më të gjera sioniste.