Përhapet kolera në gjysmën e provincave të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35098-përhapet_kolera_në_gjysmën_e_provincave_të_jemenit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se mbi gjysma e provincave të Jemenit po përballen me përhapjen e sëmundjes së kolerës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2016 04:10 Europe/Tirane
  • Përhapet kolera në gjysmën e provincave të Jemenit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se mbi gjysma e provincave të Jemenit po përballen me përhapjen e sëmundjes së kolerës.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se për shkak të bllokadës së vendosur nga regjimi Al Saud kundër Jemenit, spitalet e këtij vendi po përballen me mungesë të madhe të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, prandaj sëmundja e kolerës është duke u përhapur në masë të madhe në Jemen. Mungesa e ujit të pijshëm, kushtet e papërshtatshme higjienike të krijuara për shkak të bombardimeve të objekteve higjienike dhe shëndetësore në Jemen nga ana e Arabisë Saudite, si dhe pengesat saudite për të mos lejuar dërgimin e ndihmave humanitare për popullin jemenas, kanë shtuar mundësitë për përhapjen e sëmundjes së kolerës në të gjithë Jemenin.