Çlirohet lagjja Karkukli në Mosul të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35119-Çlirohet_lagjja_karkukli_në_mosul_të_irakut
Forcat irakiane pasi kanë çliruar në mënyrë të plotë zonat lindore të qytetit Mosul janë futur në rajonet Bekr dhe Aden në bregun lindor të këtij qyteti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2016 06:59 Europe/Tirane
  • Çlirohet lagjja Karkukli në Mosul të Irakut

Forcat irakiane pasi kanë çliruar në mënyrë të plotë zonat lindore të qytetit Mosul janë futur në rajonet Bekr dhe Aden në bregun lindor të këtij qyteti.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, forcat e ushtrisë irakiane kanë çliruar plotësisht lagjen Karkukli në lindje të Mosulit. Sa i përket zhvillimeve në jug të qytetit Mosul, kjo agjenci thotë: Komanda e policisë federale për çlirimin e plotë të zonave jugore të provincës Ninva, është në gatishmëri të plotë për të nisur ofensivën kundër qytetit Mosul. Kapiten Shaker Xhudat ka thënë: Për momentin zonat jugore të Mosulit që kapin një sipërfaqe prej 8 mijë e 850 km janë çliruar nga terroristët dhe kontrollohen nga forcat irakiane. Forcat e policisë kanë çliruar 94 fshatra në jug të Mosulit, duke vrarë të paktën 935 terroristë. Në vazhdën e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë edhe qytezën antike Nimrud. Në këtë operacion ushtria irakiane ka shkatërruar një avion pa pilot (dron) që u përkiste terroristëve të ISIS.