Qindra familje irakiane çlirohen nga zgjedha e ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35173-qindra_familje_irakiane_çlirohen_nga_zgjedha_e_isis
Forcat popullore irakiane në perëndim të Mosulit, kanë çliruar nga zgjedha e grupit terrorist ISIS qindra familje irakiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2016 16:26 Europe/Tirane
  • Qindra familje irakiane çlirohen nga zgjedha e ISIS

Forcat popullore irakiane në perëndim të Mosulit, kanë çliruar nga zgjedha e grupit terrorist ISIS qindra familje irakiane.

Forcat popullore Al Hashd Al Sha’bi, publikuan një deklaratë ku thuhet se këto forca kanë çliruar fshatin Sirval, në perëndim të Mosulit, duke çliruar të paktën 300 familje irakiane të cilat kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë nga sundimi i ISIS. Familjet e çliruara përkohësisht janë transferuar në zona më të sigurta. Gjithashtu forcat vullnetare Hashd Al Sha’bi kanë arritur të çlirojnë tre fshatra të tjerë në perëndim të Mosulit. Ndërkohë, organizata Bedr e Irakut njoftoi se ka evakuuar 500 civilë irakianë në rajone të sigurta pas çlirimit të tre fshatrave në lindje të Mosulit. Ushtria irakiane ka çliruar rajonin strategjik Meshirfe në veri të Irakut, duke u shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe materiale terroristëve të ISIS.