Vazhdojnë krimet e Arabisë Saudite kundër Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35221-vazhdojnë_krimet_e_arabisë_saudite_kundër_jemen
Arabia Saudite duke sulmuar provincën Ab në Jemen, ka marrë jetën e 14 personave dhe plagosur 11 të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2016 06:10 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e Arabisë Saudite kundër Jemen

Arabia Saudite duke sulmuar provincën Ab në Jemen, ka marrë jetën e 14 personave dhe plagosur 11 të tjerë.

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar disa provinca të Jemenit duke vrarë dhe plagosur shumë civilë jemenas. Kanali televiziv Masira i Jemenit njoftoi se sot avionët sauditë kanë sulmuar provincat Mareb, Taiz dhe Imran ku për pasojë 14 jemenas kanë mbetur të vrarë me dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe janë shkatërruar shtëpitë e banimit. në përgjigje të sulmeve të Arabisë saudite, ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar pozicionet dhe bazat e sauditëve në qytetin Xhabel Habeshi në provincën Taiz. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar një tjetër bazë të sauditëve në rajonin Hejfan po të provincës Taiz. Arabia Saudite së bashku me disa vende të tjera arabe ka nisur sulmet kundër Jemenit që prej Marsit 2015 me qëllim që të rikthejë presidentin e vetë dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi. Nga këto sulme deri tani kanë humbur jetën 8 mijë persona.