Përfundon misioni i policisë evropiane në Afganistan
Policia Evropiane ka deklaruar se ka përfunduar misioni i saj në bashkëpunim Ministrinë e Brendshme të Afganistanit për të ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të forcave afgane të sigurisë.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Policia e Evropës në Afganistan gjatë një konference për shtyp të organizuar në Kabul, deklaroi se misioni i saj në Afganistan ka përfunduar. Policia e Evropës (Europol) qëka vepruar me emrin Shërbimet e Veprimit Jashtë Evropës në Afganistan për trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të policisë afgane për tu përballur me krime të ndryshme, ka patur bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme Afganistanit Shefi i Policisë së Evropës në Afganistan në konferencën për shtyp të zhvilluar në prani të Taxh Muhamed Xhahed, ministri i brendshëm i Afganistanit, deklaroi se misioni i Policisë së Evropës në mbështetje të kësaj Ministrie të Afganistanit, ka përfunduar. Policia e Evropës që nga viti 2009 është e pranishme në Afganistan dhe qëllimi i saj ishte trajnimi i forcave afgane të policisë.