BE kritikon Izraelin për vazhdimin e pushtimit të territoreve palestineze
BE ka kritikuar planin e ri të regjimit sionist për legjitimimin e kolonive të reja të këtij regjimi në BPLJ.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Lars Faburg Anderson, i dërguari i BE në Palestinë, të hënën në një intervistë me ueb sajtin izraelit NRG, duke shprehur shqetësimin në lidhje me planin izraelit për rrethimin e tokave palestineze në BPLJ, ka thënë se Izraeli me miratimin e këtij projektplani, i jep legjitimitet kolonive sioniste në BPLJ dhe ndërtimeve në territoret palestineze. I dërguari i BE në Palestinë ka deklaruar se ndërtimet sioniste në territoret palestineze në BPLJ i ka konsideruar zgjerim të politikave raciste të Izraelit. Edhe OKB përmes një deklarate, ka thënë se Izraeli duhet t'i japë fund pushtimit të territoreve palestineze.