Ambasadori iranian në Irak viziton pelegrinët e imam Huseinit (as)
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35269-ambasadori_iranian_në_irak_viziton_pelegrinët_e_imam_huseinit_(as)
Ambasadori i Iranit në Irak ka vizituar sot pelegrinët e imam Huseinit (as) në pikën kufitare Cezabe në jug të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 15, 2016 16:43 Europe/Tirane
  • Ambasadori iranian në Irak viziton pelegrinët e imam Huseinit (as)

Ambasadori i Iranit në Irak ka vizituar sot pelegrinët e imam Huseinit (as) në pikën kufitare Cezabe në jug të Irakut.

Hasan Danajifar gjatë kësaj vizite ka analizuar punën për mbarëvajtjen e udhëtimit të vizitorëve dhe pelegrinëve të imam Huseinit (as) dhe theksoi vazhdimin e bashkëpunimit mes autoriteteve kufitare të të dy vendeve. Deri tani nga pika kufitare Shalamce kanë kaluar 480 mijë pelegrinë për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit (as) në Irak. Qarkullimi i pelegrinëve nga pikat kufitare të Iranit me Irakun, ka qenë normal dhe pa asnjë pengesë. Më 20 nëntor në Qerbela do të organizohet ceremonia e Arbainit të imam Huseinit (as) dhe të shokëve të tij. Me këtë rast me miliona njerëz nga e gjitha bota mblidhen për nder të imam Huseinit(as).