Shpërthim terrorist në kryeqytetin e Irakut
Një shpërthim terrorist në Bagdad kryeqytetin e Irakut ka marrë jetën e 9 personave dhe plagosur disa të tjerë.
Agjencia Gadir Press e Irakut njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në rajonin Sidie në jugperëndim të Bagdadit. Ky shpërthim shkaktoi vdekjen e 9 civilëve dhe plagosjen e 7 të tjerëve, ndërsa nga shpërthimi i së hënës në një zonë në jug të Bagdadit 2 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur. Më herët delegacioni i posaçëm i OKB për Irakun UNAMI ka njoftuar se për shkak të dhunës gjatë muajit tetor në Irak kanë humbur jetën 1700 persona. Vetëm në Bagdad kanë humbur jetën 268 persona dhe janë plagosur 807 të tjerë. Shpërthimet në kryeqytetin irakian kryhen nga ISIS i cili mundohet të rikuperojë disfatat e njëpasnjëshme që pëson për shkak të ofensivës së ushtrisë irakiane në Mosul.