ISIS ekzekuton me vrasje 25 irakianë në Mosul
Terroristët e ISIS kanë ekzekutuar me vrasje 25 civilë irakianë banorë të Mosulit pasi kanë zbuluar se ata mbajnë celularë dhe kompjuter.
Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se drejtori i informativ i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Irak të mërkurën me anë të një deklarate ka bërë të ditur se grupi takfirist ISIS ka ekzekutuar me vrasje 25 civilë irakianë pasi ka arrestuar ata në rajone të ndryshme të provincës Ninva gjatë dy ditëve të kaluara. Xhavad Al-Shamri në lidhje me këtë shtoi: "Këta persona janë arrestuar dhe ekzekutuar me vrasje me akuzë të bashkëpunimit me forcat irakiane sepse atyre u ishin gjetur celularë dhe kompjuter. ISIS nuk lejon nxjerrjen e kufomave nga qendrat e mjekësisë ligjore dhe dorëzimin e tyre tek familjarët, për arsye se ky grup i konsideron ata jobesimtarë dhe si të tillë nuk kanë të drejtë as të varrosen. Grupi terrorist ISIS ka arrestuar gjithashtu 2000 persona të tjerë banorë të Mosulit dhe i ka transferuar ata në drejtim të qytetit Tel Afar për t'i përdorur ata si mburojë njerëzore".