Qeveria irakiane reagon ndaj deklaratave të Barzanit
Nëntor 17, 2016 20:25 Europe/Tirane
Qeveria e Irakut hodhi poshtë çdo marrëveshje të re me rajonin e Kurdistanit.
Kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut, Masud Barzani, deklaroi të mërkurën se ka arritur një marrëveshje me SHBA, që forcat Pishmerga të qëndrojnë në rajonet që kanë çliruar në Mosul. Qeveria e Bagdadit duke reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate, theksoi se forcat kurdë Pishmerga do të vazhdojnë të marrin pjesë në operacionin e çlirimit të Mosulit përkrah forcave të ushtrisë irakiane dhe pas çlirimit të Mosulit duhet të largohen nga ky qytet.