Dhjetëra të vrarë nga shpërthimi terrorist në Faluxha
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35551-dhjetëra_të_vrarë_nga_shpërthimi_terrorist_në_faluxha
Si pasojë e shpërthimit terrorist në afërsi të rajonit Faluxha në provincën Anbar, të paktën 17 persona kanë humbur jetën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2016 03:24 Europe/Tirane
  • Dhjetëra të vrarë nga shpërthimi terrorist në Faluxha

Si pasojë e shpërthimit terrorist në afërsi të rajonit Faluxha në provincën Anbar, të paktën 17 persona kanë humbur jetën.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, të enjten si pasojë e shpërthimit të një bombe në një ceremoni martesore në rajonin Amrije në Anbar të Irakut, 17 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur. Ky shpërthim ndodhi në një ceremoni martesore në rajonin Amrije që gjendet në veri të Bagdadit dhe për shkak të numrit të madh të të lënduarve, numri i personave të vdekur pritet të rritet. Po ashtu, në një shpërthim tjetër në qytetin Faluxha, humbën jetën 8 persona dhe 20 të tjerë ju plagosen.