Zgjidhet sekretari i ri i Organizatës për Bashkëpunim Islamik
Nëntor 18, 2016 07:11 Europe/Tirane
OBI ka zgjedhur sekretarin e saj të ri.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në takimin i cili u organizua me insistimin e Arabisë Saudite për shqyrtimin e pretendimeve të pabaza të Riadit për sulmet e lëvizjes Ansarullah të Jemenit në Mekë, Jusef Al Thimin, është zgjedhur sekretar i ri i përgjithshëm i OBI. Ky takim i OBI u mbajt në qytetin Xhide të Arabisë Saudite. RII nuk mori pjesë në këtë takim me arsyetimin e qëllimeve ekstremiste dhe të palogjikshme të Arabisë Saudite, e posaçërisht për shkak të sulmeve të këtij vendi në Jemen.