Shpërthime terroriste në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35629-shpërthime_terroriste_në_bagdad
Burime të sigurisë së Irakut bënë të ditur se si pasojë e një shpërthimi terrorist në Bagdad, 10 persona janë vrarë dhe plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2016 16:21 Europe/Tirane
  • Shpërthime terroriste në Bagdad

Burime të sigurisë së Irakut bënë të ditur se si pasojë e një shpërthimi terrorist në Bagdad, 10 persona janë vrarë dhe plagosur.

Po ashtu ditë më parë,  shpërthimi i një bombe në jug të Bagdadit, shkaktoi 25 të vrarë e të plagosur. Disa bomba shpërthyen në rajonet jugore të Bagdadit, ku si pasojë tre civilë irakianë u vranë dhe 22 u plagosën. Shpërthimi i parë ndodhi në rajonin Medajin, ku tetë persona u plagosën, ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në një treg në rajonin Mahmudie, ku një civil irakian humbi jetën ndërsa tetë të tjerë u plagosën. Një bombë shpërtheu në rajonin Al Rashid të Bagdadit, duke shkaktuar një të vrarë e gjashtë të plagosur. Sipas një komunikate të OKB, gjatë muajit tetor mbi 1700 irakianë kanë humbur jetën të sulmet terroriste.