Vazhdon avancimi i forcave irakiane në jug të Mosulit
Komandanti i policisë federale të Irakut ka njoftuar për spastrimin e plotë të rajoneve jugore të Mosulut nga prania e terroristëve të ISIS.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se komandant Raid Shakir Xhoudet, komandanti i policisë federale të Irakut, deklaroi se forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë një zonë të gjerë nga pushtimi i terroristëve të ISIS në jug të Mosulit dhe kanë shkatërruar të gjitha pozicionet e terroristëve të ISIS në këtë rajon duke u afruar kështu pran portave të qytetit Mosul. Forcat irakiane po bëjnë përpjekje për të çliruar aeroportin e Mosulit dhe bazën Al-Ghazlani nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Gjatë kësaj kohe, forcat irakiane kanë liruar rreth 11 familje nga kthetrat e terroristëve të ISIS dhe i kanë vendosur ato në zona të sigurta. Terroristët e ISIS për të ikur nga disfatat e njëpasnjëshme përballë forcave irakiane në fronte të ndryshme të Mosulit, po përdorin civilët irakianë si mburojë njerëzore.