Rrethohen qindra terroristë të ISIS në Irak
(last modified Sat, 19 Nov 2016 20:32:24 GMT )
Nëntor 19, 2016 21:32 Europe/Tirane
  • Rrethohen qindra terroristë të ISIS në Irak

Qindra pjesëtarë të grupit terrorist takfirist ISIS ndodhen të rrethuar nga forcat irakiane në zonën mes qytetit Tel Afar dhe kufirit me Sirinë.

Ushtria dhe forcat popullore të Irakut pasi morën nën kontroll aeroportin e qytetit Tel Afar në provincën Ninva në veri të Irakut, vranë dhjetëra terroristë të ISIS dhe arrestuan disa të tjerë. Në këtë operacion aktualisht qindra pjesëtarë të ISIS janë rrethuar nga forcat irakiane dhe nuk kanë mundur të arratisen drejt Sirisë. Mohamed Al Bajati, kryetar i Komitetit të sigurisë së Këshillit drejtues të provincës NInva, bëri të ditur se 40 terroristë të ISIS janë vrarë dhe 11 të tjerë janë arrestuar në sulmin e forcave të ushtrisë irakiane në jug të Mosulit. Ai shtoi se tre ushtarë irakianë janë vrarë si pasojë e një shpërthimi kamikaz në po këtë zonë.

 

Tags