OKB vazhdon përpjekje për zgjidhjen e krizës në Jemen
Përfaqësuesi special i OKB për çështje të Jemenit ka theksuar respektimin e armëpushimit në këtë vend nga të gjitha palët jemenase.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ismail Ould Shejkh Ahmed, përfaqësuesi special i OKB për çështje të Jemenit, të shtunën në një prononcim për gazetarët, ka theksuar nevojën e vendosjes së armëpushimit në Jemen dhe ndaljen e gjakderdhjeve dhe shkatërrimeve më të mëdha në këtë vend. Ai ka thënë se ndërprerja e luftimeve në Jemen do të krijonte këtë mundësi që të dërgohen ndihmat humanitare në këtë vend. Sipas kushteve të armëpushimit, duhet të ndërpritet plotësisht çdo lloj luftimi nga palët e përfshira në konfliktin e Jemenit. Ismail Ould Shejkh Ahmed ka kërkuar nga vendet e rajonit dhe Bashkësia Ndërkombëtare që të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e krizës në Jemen dhe të krijojnë kushtet për vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm në këtë vend. Përfaqësuesi special i OKB për çështje të Jemenit ka mirëpritur zotimin e palëve të përfshira në konfliktin e Jemenit për riaktivizimin e komitetet për mbikëqyrjen e armëpushimit dhe transferimin e anëtarëve të këtij komiteti në Dhahran të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se armëpushimi 48 orësh në Jemen është vendosur të shtunën në mesditë.