Terroristët vrasin një Shejkh Sufist në Sina
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35764-terroristët_vrasin_një_shejkh_sufist_në_sina
Terroristët e grupit "Ansarul-Bejtul-Mokades" që veprojnë nën mbikëqyrjen e grupit terrorist ISIS, i kanë prerë kokën Shejkh Sulejman Abu Haraz, një prej shejkhëve të moshuar sufist i cili kishte qëndrime kundër sionizmit dhe Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 20, 2016 04:08 Europe/Tirane
  • Terroristët vrasin një Shejkh Sufist në Sina

Terroristët e grupit "Ansarul-Bejtul-Mokades" që veprojnë nën mbikëqyrjen e grupit terrorist ISIS, i kanë prerë kokën Shejkh Sulejman Abu Haraz, një prej shejkhëve të moshuar sufist i cili kishte qëndrime kundër sionizmit dhe Amerikës.

Agjencia e lajmeve Meher njoftoi se terroristët e grupit "Ansarul-Bejtul-Mokades" i cili ndodhet në besëlidhje me grupin terrorist ISIS, pas rrëmbimit të Shejkh Sulejman Abu Haraz, një prej shejkhëve të moshuar sufist dhe aktivist i frontit kundër sionizmit dhe Amerikës në shkretëtirën Sinai në Egjipt, e kanë vrarë atë duke i prerë kokën. Terroristët këtë shejkh sufistë e kishin rrëmbyer me akuzë të magjisë përpara shtëpisë së tij  dhe pastaj kanë publikuar pamjet e ekzekutimit të tij duke i prerë kokën.