Terroristët vrasin një Shejkh Sufist në Sina
Terroristët e grupit "Ansarul-Bejtul-Mokades" që veprojnë nën mbikëqyrjen e grupit terrorist ISIS, i kanë prerë kokën Shejkh Sulejman Abu Haraz, një prej shejkhëve të moshuar sufist i cili kishte qëndrime kundër sionizmit dhe Amerikës.
Agjencia e lajmeve Meher njoftoi se terroristët e grupit "Ansarul-Bejtul-Mokades" i cili ndodhet në besëlidhje me grupin terrorist ISIS, pas rrëmbimit të Shejkh Sulejman Abu Haraz, një prej shejkhëve të moshuar sufist dhe aktivist i frontit kundër sionizmit dhe Amerikës në shkretëtirën Sinai në Egjipt, e kanë vrarë atë duke i prerë kokën. Terroristët këtë shejkh sufistë e kishin rrëmbyer me akuzë të magjisë përpara shtëpisë së tij dhe pastaj kanë publikuar pamjet e ekzekutimit të tij duke i prerë kokën.