Ndërpriten lidhjet e ISIS midis Irakut dhe Sirisë
Forcat vullnetare irakiane Hashd Al Sh’abi, kanë ndërprerë lidhjet dhe dërgimin e ndihmave te terroristëve të ISIS midis qytetit Tel Afer në Irak dhe Raka në Siri.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, me përpjekjet e ushtrisë dhe rezistencës popullore irakiane, të shtunën janë ndërprerë të gjitha lidhjet e terroristëve të ISIS në qytetin Tel Afar të Irakut dhe Raka të Sirisë dhe terroristëve u janë shkaktuar dëme të shumta. Qindra pjesëtarë të grupit terrorist takfirist ISIS ndodhen të rrethuar nga forcat irakiane në zonën mes qytetit Tel Afar dhe kufirit me Sirinë. Ushtria dhe forcat popullore të Irakut pasi morën nën kontroll aeroportin e qytetit Tel Afar në provincën Ninva në veri të Irakut, vranë dhjetëra terroristë të ISIS dhe arrestuan disa të tjerë. Në këtë operacion aktualisht qindra pjesëtarë të ISIS janë rrethuar nga forcat irakiane dhe nuk kanë mundur të arratisen drejt Sirisë.