ISIS plaçkit objektet antike në Mosul
Një prej krerëve kryesor të grupit terrorist ISIS sëbashku me disa pjesëtarë të këtij grupi, kanë plaçkitur një sasi të veprave historike, antike dhe manuskripteve në dorëshkrim në qytetin Mosul në veri të Irakut.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se këta pjesëtarë të grupit terrorist ISIS të hënën sëbashku me objektet dhe veprat historike dhe antike të plaçkitura nga universiteti, muzeu, monumentet dhe vendet historike të Mosulit, janë arratisur në drejtim të panjohur. Krerët e grupit terrorist ISIS që nga fillimi i operacioneve të forcave irakiane për çlirimin e Mosulit janë arratisur në drejtim të Sirisë dhe secili grup i terroristëve që arratisej, merrte me vete një sasi të objekteve dhe veprave antike dhe historike nga provinca Ninva e Irakut dhe aktualisht vetëm një grup i vogël i krerëve të grupit terrorist ISIS ka mbetur në Mosul, Grupi terrorist në një krim tjetër të tij ka vrarë shtatë luftëtarë sunitë të forcave vullnetare dhe pesë dhe pesë policë irakianë në dy postblloqe të improvizuara në qytetin Sharkat në jug të Mosuli.