Marshuesit e Arbainit, ambasadorë të kryengritjes së Ashuras
(last modified Sun, 20 Nov 2016 12:24:43 GMT )
Nëntor 20, 2016 13:24 Europe/Tirane
  • Marshuesit e Arbainit, ambasadorë të kryengritjes së Ashuras

Khoxhetul-Islam Mohesn Erfani, drejtori i sektorit për kulturë fetare në kanalin ndërkombëtar "Jame Jam", deklaroi se marshuesit e Arbainit janë ambasadorë të kryengritjes së Ashuras.

Mohsen Irfani në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha secili prej marshuesve të Arbainit nëse mund të transmetojnë këtë kulturë tek personat e tjerë, atëherë do të krijohet një shoqëri husjenite dhe me vlera të larta liridashëse dhe sakrifikuese. Arbaini i Husejnit (a.s.) kujton kryengritjen përcaktuese të Ashuras në fushën Nejneva. Kjo ishte një epope në të cilën robërit më të zgjedhur të Zotit me trimëri, sakrificë dhe flijim dolën në betejën e luftës kundër pushtetit tiran për të luftuar kundër padrejtësisë dhe dhunës që ushtrohej ndaj të shtypurve. Në lidhje me Arbainin e Imam Husejnit (a.s.) ekzistojnë transmetime të ndryshme në burimet historike. Disa besojnë se robërit e karvanit të Ashuras gjatë kthimit nga Damasku 40 ditë pas martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), arritën në Qerbela dhe pas vizitës të varreve të dëshmorëve të Ashuras, shkuan në Medine. Disa të tjerë besojnë se Xhabiur bin Abdullah Ansari, një prej shokëve të Profetit të nderuar të Islamit, ishte vizitori i parë që vizitoi varrin e Imam Husejnit (a.s.) në ditën e Arbainit. Pastaj dijetarët dhe prijësit fetarë kanë porositur dhe kanë theksuar në masë të madhe vizitën e varrit të Imam Husejnit (a.s.) në ditën e Arbainit. Shkolla e mendimit të cilën e themeloi Imam Husejni (a.s.) me kryengritjen e tij, edhe pas shumë shekujve akoma gjendet në thellësinë e zemrave të dashuruara në Imam Husejnin (a.s.) dhe manifestimi i kësaj shkolle më së miri mund të vërehet në marshin e Arbainit. Në kohën kur grupe të ndryshme ekstremiste dhe terroriste si ISIS mundohen të paraqesin një imazh të njollosur të Islamit për botën, ndjekësit e Ehli Bejtit (a.s.) duke u tuburuar me dashuri në marshin e Arbainit, dërgojnë mesazhin më të vërtetë të Islamit për të gjithë botën duke marshuar drejt vendit të martirizimit dhe sakrificës për liri dhe për të vërtetën. Numri 40 në mësimet fetare ka një vlerë të veçantë. Dyzetë ose Arbaini në transmetimet fetare ka një pozitë të veçantë. Për sdhembull, sipas ajertit 142 të surës A'raf në Kur'anin e shenjtë, takimi i Hazretit Musa a.s. me Zotin ishte 40 ditë. Gjithashtu sipas ajetit 26 të sures Maide, populli Beni Israil për shkak të mosmirënjohjes ndaj të mirave hyjnore përgjatë 40 viteve ka mbetur i humbur në shkretëtirë. Pastaj nëse një person mëson 40 hadithe profetike dhe të tjerët përfitojnë nga ato, në ditën e Kiametit Zoti i madhëruar do ta shpërblejë atë me një pozitë të lartë. Ekzistojnë edhe shumë mësime të tjera në fenë islame që janë të lidhura ngushtë me numrin 40. Përveç kësaj edhe shumica e profetëve në moshën 40 vjeçare janë dërguar për profet. Kjo do të thotë se në moshën 40 vjeçare, talentet dhe aftësitë e njeriut arrijnë përkryerjen e duhur. Imam Hasan Askeri (a.s.) në një transmetim ka thënë se një prej karakteristikave të besimtarit është vizita e varrit të Imam Husejnit (a.s.) në përvjetorin e të dyzetave të martirizimit të tij, do të thotë në ditën e Arbainit. Prandaj, sipas transmetimeve fetare, njohja e mesazhit të Ashuras konsiderohet një prej shtyllave të rëndësishme të fesë Islame dhe të Velajatit. Pjesëmarrja në marshin e përvjetorit të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.), do të thotë veprim dhe lëvizje drejt qëllimeve dhe idealeve të Imam Husejnit (a.s.). Kjo lëvizje modeste dhe simbolike përmbanë mësime shumë të pasura për besimtarët e fesë islame. Imam Husejni (a.s.) ka deklaruar qartë se qëllimi i kryengritjes së tij është shpëtimi i njerëzve nda padrejtësia që bëhet për shkak të injorancës dhe arrogancës së një grupi të caktuar të njerëzve në dëm të të gjithë shoqërisë në përgjithësi.

Tags