Jehona e pjesëmarrjes së miliona pelegrinëve në Arbainin husejnian
(last modified Sun, 20 Nov 2016 18:55:31 GMT )
Nëntor 20, 2016 19:55 Europe/Tirane
  • Jehona e pjesëmarrjes së miliona pelegrinëve në Arbainin husejnian

Pjesëmarrja e miliona pelegrinëve në ceremoninë e Arbainit në Qerbela, ka pasur jehonë të gjerë në media të ndryshme.

Sot vëmendja e të gjitha mediave ishte drejtuar nga Qerbelaja, ku si cdo vit u organizua tubimi më i madh fetar në botë dhe shumë media perëndimore, duke pasqyruar këtë ceremoni, shprehën habinë e tyre për pjesëmarrjen masive të pelegrinëve nga e gjithë bota. Kanali televiziv amerikan APTN, mbuloi nga afër manifestimin e miliona pelegrinëve dhe dashamirësve të Imam Husejnit a.s. Edhe rrjeti televiziv amerikan Associated Press, e përcolli nga afër këtë ceremoni dhe pohoi pjesëmarrjen e miliona pelegrinëve në të. Kanali televiziv Reuters zhvilloi edhe intervista me disa pjesëmarrës në ceremoninë e Arbainit dhe bazuar në fjalët e tyre, i cilësoi shumë të mira masat e sigurisë të marra nga forcat irakiane. Edhe mediat rajonale e në veçanti media të ndryshme libaneze, siriane dhe irakiane pasqyruan gjerësisht ceremoninë e Arbainit, ndërsa gjatë viteve të kaluara, mediat perëndimore dhe arabe gjithmonë janë përpjekur të bojkotojnë këtë ceremoni madhështore.

 

Tags