Iraku paditë dy media saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35890-iraku_paditë_dy_media_saudite
Ministria e drejtësisë e Irakut ka njoftuar se do të padisë dy media saudite për shkak të përhapjes së informacioneve të rreme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2016 12:08 Europe/Tirane
  • Iraku paditë dy media saudite

Ministria e drejtësisë e Irakut ka njoftuar se do të padisë dy media saudite për shkak të përhapjes së informacioneve të rreme.

Sipas ueb sajtit të kanalit televiziv Al Alam, Heidar Al Zamoli, ministër i drejtësisë i Irakut, të dielën në një deklaratë për media ka thënë: Bagdadi së shpejti do të ngrejë padi kundër dy mediave saudite Al Shark Al Ousat dhe Al Riad, për shkak të përhapjes së informacioneve të rreje kundër qeverisë dhe popullit irakian. Gazeta saudite Al Sharkul Ousat pranoi se ka shfrytëzuar burime të gabuara informimi në përgatitjen e një raporti në lidhje me Irakun. Kjo gazetë në një raport në lidhje me Arbainin husejnian, pretendoi se gjatë kësaj ceremonie burrat dhe gratë irakiane kryejnë marrëdhënie të jashtëligjshme. Kjo gazetë gjithashtu pretendoi se në lidhje me këtë çështje ka paralajmëruar edhe zëdhënësi i OBSH. Megjithatë, Al Sharkul Ousat pranoi dje se burimi informativ që ka shfrytëzuar për këtë raport ka qenë i gabuar dhe ka ndërprerë bashkëpunimin me raportuesin e saj në Bagdad. Ndërkohë, zyra për mediat e kryeministrit irakian Heidar Ebadi deklaroi se raporti spekulativ i gazetës Al Shakrul Ousat është një ofezë e ulët ndaj popullit irakian dhe kjo gazetë duhet t’i kërkojë falje këtij populli. Moktada Al Sadr, kryetar i lëvizjes Sadr të Irakut, ofezat e kryera nga gazeta saudite ndaj pelegrinëve të Arbainit husejnian i cilësoi krim të pamoralshëm dhe kërcënoi se nëse kjo gazetë nuk do ti kërkojë falje popullit irakian, zyra e saj në Irak do të mbyllet me forma të dhunshme.