Forcat sioniste arrestojnë dy anëtarë të lartë të Hamasit
Nëntor 21, 2016 21:27 Europe/Tirane
Forcat e regjimit okupator sionist kanë arrestuar dy anëtarë të lartë të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas në Bregun Perëndimor.
Forcat sioniste sulmuan sot qytetin Tulkarem në BPLJ, duke arrestuar Lui Al Shaker dhe Fadi Redad, anëtarë të lartë të lëvizjes palestineze Hamas. Të dy këta pjesëtarë të Hamasit më parë kanë qenë të burgosur në burgjet e regjimit sionist. Gjithashtu forcat sioniste kanë sulmuar edhe rajone të tjera të BPLJ, duke arrestuar të paktën shtatë palestinezë.
Tags