ISIS nën rrethim në qytetin Sirt të Libisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35959-isis_nën_rrethim_në_qytetin_sirt_të_libisë
Forcat besnike të Qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë të hënën kanë njoftuar për ngushtimin edhe më shumë të rrethimit të terroristëve takfirist të grupit ISIS në qytetin Sirt të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 22, 2016 03:59 Europe/Tirane
  • ISIS nën rrethim në qytetin Sirt të Libisë

Forcat besnike të Qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë të hënën kanë njoftuar për ngushtimin edhe më shumë të rrethimit të terroristëve takfirist të grupit ISIS në qytetin Sirt të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se terroristët e fundit të grupit ISIS janë pozicionuar në një zonë të vogël në qytetin Sirt dhe po e mbrojnë atë më vështirësi. Forcat qeveritare kanë sulmuar me artileri pozicionet e terroristëve të ISIS dhe kanë avancuar shtëpi pas shtëpie dhe kanë arritur të marrin nën kontroll 15 shtëpi dhe një shkollë në rajonin Xhize Bahrije. Vlen të theksohet se qyteti Sirt ndodhet në brigjet e Detit Mesdhe rreth 450 km në lindje të Tripolit.