Dënimet e padrejta të gjykatës në Bahrejn
Regjimi Al Khalifa në vazhdim të politikave shtypëse, caktuar dënim të padrejtë për një qytetar bahrejnas duke e dënuar atë me 15 burg dhe me heqjen e shtetësisë bahrejnase.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Gjykata e Lartë e Apelit në Bahrejn gjatë një seance gjyqësore të kryesuar nga Muhamed bin Ali Al Khalifa, ka konfirmuar dënimin e caktuar kundër një qytetari bahrejnas i akuzuar për sulm me armë në qytetin Sitre në jug të Manamas dhe është dënuar me 15 vjet burg, me heqjen e nënshtetësisë bahrejnase dhe me konfiskimin e pasurisë. Gjykata e Lartë e Apelit në Bahrejn pretendoi se gjatë sulmit me armë të këtij qytetari bahrejnas më datë 22 mars 2015 në qytetin Sitre, është plagosur një pjesëtar i policisë. Kjo është në kohën kur Gjykata e Lartë e Apelit edhe më 27 tetor 2016, ka konfirmuar dënimin për heqjen e shtetësisë së 22 qytetarëve bahrejnas me akuzë veprimtari kundër sigurisë së Bahrejnit.