Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit
Nëntor 22, 2016 17:07 Europe/Tirane
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë vazhduar edhe sot bombardimet në Jemen.
Kanali Press Tv njofton se bombardime ka pasur në një treg të provincës Hexha në veriperëndim të Jemenit, duke lënë të vrarë e të plagosur disa civilë. Në këto bombardime, avionë luftarakë të Arabisë Saudite sulmuan një kampion me mallra po në provincën Hexha. Nga ana tjetër ushtria dhe forcat popullore të Jemenit në përgjigje të krimeve të regjimit Al Saud kanë vrarë të paktën 25 mercenarë sauditë në qytetin Taiz në jugperëndim të Jemenit.
Tags