Terroristët në Siri pajisen me raketahedhëse të lëvizshme
Terroristët në Siri për të sulmuar dhe qëlluar avionët luftarakë të Sirisë janë pajisur me raketahedhëse të lëvizshme tokë-ajër të tipit (9K32 Strela-2).
Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, pajisja e grupeve terroriste me të tilla raketahedhës tregon për faktin se amerikan ka ulur kufizimet e saj për pajisjen e kryengritësve të armatosur në Siri. Përveç kësaj Amerika u ka dhënë dritën jeshile aleatëve të saj rajonalë që të pajisin kryengritësit sirianë nëpërmjet territorit të Jordanisë dhe Turqisë. Një prej burimeve të grupeve terroriste në Siri, në muajin shtator njoftoi se Amerika ka rënë dakord me Arabinë Saudite dhe Katarin për rinisjen e dërgimit të armatimeve për grupet kryengritëse të qeverisë siriane. Agjencia Reuters ka njoftuar se Barack Obama duke reaguar ndaj sulmeve të forcave ruse dhe atyre siriane për rimarrjen e qytetit Alepo, ka anuluar urdhrin që ndalonte dërgimin e raketave për kryengritësit e armatosur dhe terroristët në Siri.