Arabia Saudite përdor më shumë armë të ndaluara në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36076-arabia_saudite_përdor_më_shumë_armë_të_ndaluara_në_jemen
Aktivistë dhe ekspertë të çështjeve politike në Jemen, thonë se Arabia Saudite ka shtuar rastet e përdorimit të armëve të ndalura në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 23, 2016 03:46 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite përdor më shumë armë të ndaluara në Jemen

Aktivistë dhe ekspertë të çështjeve politike në Jemen, thonë se Arabia Saudite ka shtuar rastet e përdorimit të armëve të ndalura në Jemen.

Husein Bakhiti ekspert i çështjeve politike të Jemenit në një intervistë dhënë kanalit Press Tv ka thënë se krimet e sauditëve kundër popullit jemenas janë shtuar akoma më shumë me përdorimin e armëve të ndaluara në sulmet kundër Jemenit. Sipas kanalit Press Tv bombardime ka pasur në një treg të provincës Hexha në veriperëndim të Jemenit, duke lënë të vrarë e të plagosur disa civilë. Në këto bombardime, avionë luftarakë të Arabisë Saudite sulmuan një kampion me mallra po në provincën Hexha. Nga ana tjetër ushtria dhe forcat popullore të Jemenit në përgjigje të krimeve të regjimit Al Saud kanë vrarë të paktën 25 mercenarë sauditë në qytetin Taiz në jugperëndim të Jemenit.