Irani dhe Vatikani zhvillojnë dialogun mes Islamit dhe Krishterizmit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36082-irani_dhe_vatikani_zhvillojnë_dialogun_mes_islamit_dhe_krishterizmit
Takimi i dhjetë i dialogut "Islami dhe Krishterizmi" u zhvillua me temën "Ekstremizmi dhe dhuna në emër të fesë" në Vatikan në të cilën morën pjesë kardinal Zhan Lui Toran, zëvendësi i Papës dhe Abuzar Ibrahimi Turkman, kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Komunikim Islamik të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 23, 2016 04:01 Europe/Tirane
  • Irani dhe Vatikani zhvillojnë dialogun mes Islamit dhe Krishterizmit

Takimi i dhjetë i dialogut "Islami dhe Krishterizmi" u zhvillua me temën "Ekstremizmi dhe dhuna në emër të fesë" në Vatikan në të cilën morën pjesë kardinal Zhan Lui Toran, zëvendësi i Papës dhe Abuzar Ibrahimi Turkman, kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Komunikim Islamik të Iranit.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Abuzar Ibrahimi Turkman të martën në këtë takim deklaroi se problemi i botës së sotme është injoranca moderne dhe shkak i shfaqjes së injorancës moderne është mosbesimi në mësimet racionale dhe ndarja e fesë nga njerëzimi. Ibrahimi Turkman ka theksuar se në vitet e fundit dhuna e organizuar, në shumë rajone të botës është shtuar duke përdorur mësimet fetare, mirëpo kjo është rezultat i injorancës moderne, prandaj duhet bërë përpjekje për të parandaluar institucionalizimin e këtij lloji të injorancës në shoqëritë e vendeve të ndryshme. Për fat të keq injoranca moderne është e pajisur me dituri dhe shkencë, prandaj përmasat shkatërruese të saj janë shumë më të shpejta se sa ato të injorancës primitive. Nga ana e tij, kardinal Lui Toran, zëvendësi i Papës, zhvillimin e këtyre takimeve e quajti vazhdimësi të marrëdhënieve miqësore mes myslimanëve dhe katolikëve.