Në Turqi fillon takimi i Organizatës për Bashkëpunim Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36094-në_turqi_fillon_takimi_i_organizatës_për_bashkëpunim_islamik
Takimi i 32-t i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) filloi punimet sot në Stamboll të Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 23, 2016 08:17 Europe/Tirane
  • Në Turqi fillon takimi i Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Takimi i 32-t i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) filloi punimet sot në Stamboll të Turqisë.

Burimet informative nga Turqia njoftuan se takimi i 32-të i Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunime Ekonomike dhe Tregtare" të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, filloi punimet sot, të mërkurën në Stamboll të Turqisë. Në këtë takim i cili u hap me fjalimin e Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, marrin pjesë përfaqësuesit e 57 vendeve anëtare dhe të 5 vendeve vëzhguese të kësaj organizate.  Komiteti i Përhershëm për Bashkëpunime Ekonomike dhe Tregtare" të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, është prej komiteteve profesionale të OBI i cili është formuar në vitin 1981 me miratimin e samitit të krerëve të vendeve anëtare, ndërsa Turqia ka marrë përsipër kryesinë dhe organizimin e takimeve dhe mbledhjeve të këtij komiteti. Ky komitet në realitet është një forum për të shkëmbyer mendimeve dhe eksperienca mes vendeve anëtare dhe për të marrë qëndrime të caktuara në lidhje me çështjet e ndryshme ekonomike dhe tregtare në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.