Ngushtohet rrethimi i ISIS në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36118-ngushtohet_rrethimi_i_isis_në_mosul
Forcat popullore irakiane kanë marrë nën kontroll një rrugë kryesore që të çon në Mosul, kështu duke rrethuar qytetin e kontrolluar nga i ashtuquajturi ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2016 16:59 Europe/Tirane
  • Ngushtohet rrethimi i ISIS në Mosul

Forcat popullore irakiane kanë marrë nën kontroll një rrugë kryesore që të çon në Mosul, kështu duke rrethuar qytetin e kontrolluar nga i ashtuquajturi ISIS.

Forcat ushtarake Hashd al-Shaabi kanë deklaruar që kanë nën kontroll rrugët Tal Afar dhe Sinjar pas një bashkëpunimi me forcat kurde. Militantët e ISIS ende kanë nën kontroll pjesën e rrugës nga Tal Afar për në Mosul. Ndërsa është raportuar që përmes një sulmi ajror është goditur një urë në Mosul, dhe ushtarakët kanë avancuar me tutje në zonat lindore. Në këtë mënyrë nga tre ura që ndodheshin mbi lumin Dixhla ka mbetur vetëm njçëra prej tyre. Shkatërrimi i urës kishte si qëllim pengimin e kalimit të terroristëve nga Mosuli drejt kufirit me Sirinë.