Vazhdojnë politikat shtypëse të regjimit në Bahrejn
Regjimi Al Khalifa në vazhdën e politikave shtypëse e represive, arrestoi dhe burgosi sot Sejed Mohamed Hadi Al Garifi, një nga klerikët më të shquar të myslimanëve shiitë në Bahrejn.
Al Garifi ishte arrestuar edhe më parë nga forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa, por ishte liruar gjatë muajit të kaluar. Ai u arrestua nën akuzën e pjesëmarrjes në tubimin në përkrahje të Sheikh Isa Kasem, liderit shpirtëror të myslimanëve shiitë të Bahrejnit. Qytetarët bahrejnas kanë vazhduar protestat e tyre kundër politikës shtypëse të regjimit Al Khalifa. Qindra qytetarë bahrejnas të enjten pasdite kanë organizuar protesta në rajonin Daraz në afërsi të shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiit të këtij vendi dhe kanë paralajmëruar regjimin Al Khalifa për shkak të vazhdimit të rrethimit të shtëpisë së këtij kleriku. Qytetarët bahrejnas edhe në rajone të tjera të këtij vendi kanë organizuar protesta të ngjashme në të cilat kanë hedhur slogane kundër politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa dhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj të burgosurve politikë në këtë vend.