Vazhdojnë fitoret e ushtrisë siriane kundër terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36166-vazhdojnë_fitoret_e_ushtrisë_siriane_kundër_terroristëve
Forcat e ushtrisë së Sirisë në vazhdën e fitoreve të tyre kundër terroristëve, ka çliruar disa rajone në veri të Kunejtras në jug të Sirisë nga pushtimi i terroristëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 24, 2016 05:21 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë fitoret e ushtrisë siriane kundër terroristëve

Forcat e ushtrisë së Sirisë në vazhdën e fitoreve të tyre kundër terroristëve, ka çliruar disa rajone në veri të Kunejtras në jug të Sirisë nga pushtimi i terroristëve.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se njësitet e ushtrisë dhe të forcave të armatosura të Sirisë dje gjatë një operacioni kundër terroristëve në lartësitë e rajonit Nakar në veri të provincës Kunejtra, ka arritur ta çlirojë këtë rajon nga pushtimi i terroristëve dhe ka vendosur kontrollin e saj në këtë rajon. Gjatë këtij operacioni i cili u krye edhe me mbështetjen e grupeve të rezistencës popullore, janë vrarë me dhjetëra terroristë të grupit Fronti Nusra. Pas këtyre operacioneve u deklaruar se rruga Amal-Khidr në provincën e Kunejtras është e sigurt. Forcat e ushtrisë së Sirisë gjithashtu gjatë një operacioni ka shkatërruar një grup të terroristëve në Daraa. Forcat siriane kanë sulmuar edhe pozicionet e terroristëve në lindje të Homsit dhe kanë shkatërruar mjetet e tyre luftarake dhe kanë vrarë me dhjetëra terroristë. Nga ana tjetër burimet informative kanë bërë të ditur se mbi 300 familje irakiane nga provincat veriore të Irakut në të cilat po zhvillohet operacionet e ushtrisë irakiane kundër terroristëve të ISIS, kanë hyrë në rajonet e qytetit kufitar Dejrul-Zur në lindje të Sirisë.